Ngjarje e rëndë në Tiranë, 63-vjeçari hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të hënë ku një burrë është vetëvrarë duke u hedhur nga pallati.

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 16:25, shtetasi 63-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte në Laprakë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend për shkak të dëmtimeve të marra.

Ende nuk dihet motivi që e ka çuar këtë shtetas të ndërmerrte aktin e rëndë.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2024, rreth orës 16:25, në Laprakë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasi A. B., 63 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”


Shtuar 18.11.2024 17:21