Një sulm izraelit në një zonë me popullsi të dendur të Bejrutit vrau shefin e zyrës së shtypit të Hezbollahut, Mohammad Afif.
Lajmin e kanë bërë me dije dy dy burime libaneze të sigurisë për Reuters. Bastisja goditi një lagje ku shumë njerëz të zhvendosur nga periferitë jugore të Bejrutit po kërkonin strehim.
Afif ishte një këshilltar për media për një kohë të gjatë i ish-sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit më 27 shtator.
Ai menaxhoi stacionin televiziv Al-Manar të Hezbollahut për disa vite përpara se të merrte përsipër zyrën e marrëdhënieve me mediat të grupit të mbështetur nga Irani.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarrin për më shumë se një vit, që kur Hezbollahu filloi të lëshonte raketa ndaj objektivave ushtarake izraelite më 8 tetor 2023, një ditë pasi aleati i tij palestinez Hamasi kreu një sulm vdekjeprurës në Izraelin jugor.