Parashikimi i motit 14 Nëntor 2024/ Reshje shiu dhe shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell.

Reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë.

Të lidhura

None found

Në orët e mesditës dhe pasdites, reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Hera-herës reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm në juglindje të vendit. Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje, që në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës në lartësinë mbi 1000-1200 metra reshje bore më intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 14m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 9°C

në zonat e ulëta 8 deri 17°C

në zonat bregdetare 9 deri 16°.


Shtuar 14.11.2024 08:00