Deputeti Saimir Korreshi ka ironizuar gjendjen e vështirë të pensionistëve në Shqipëri. Gjatë fjalës në Kuvend, Korreshi ka theksuar se pensionistët nuk kanë mundësi të blejnë as kafe, jo më të përballojnë shpenzimet e përditshme.
“E di çfarë shamposh përdorin pensionistët, tre në një. Test enësh për të larë kokën, duar dhe këmbët. Mos u tallni, se vijnë kaq shumë turistë dhe dalin kaq shumë turistë. Ishalla i mbajnë fort kalamajtë nga andej, se këtu pensionistët shqiptarë nuk ka. Kanë dalë të luajnë domino, se nuk kanë për kafe, se edhe kafja është rritur. Më tregoni mua, të vej një njeri pensionistit në shtëpi, ishalla është nga ata që pi kafe turke pa sheqer, se nuk blejnë dot as një kilogram sheqer. O Zoti ministër, u ke kaluar atyre një cik nafte makinave të kontrollit, se na grijnë ato, o burrë i dheut,” tha Korreshi.