Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar largimin e teknikut, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“KF Tirana njofton largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Klubi dhe trajneri kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin. Shkëmbi është ndarë duke u përshëndetur me skuadrën dhe stafin teknik. KF Tirana e falënderon trajnerin për kontributin e tij si dhe vlerëson punën e bërë përgjatë qëndrimit të tij në kampin bardh’e blu”- shkruan klubi.
Shkëmbi numëron 13 ndeshje në krye të kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë mesatarisht 0.92 pikë për ndeshje. Tirana nuk po zhvillon një sezon të mirë, pasi për momentin, e shikon veten në vendin e shtatë. Klubi nuk dëshiron të humbasë kohë dhe synon gjetjen e trajnerit të ri sa më shpejt të jetë e mundur.