Barcelona nuk po arrinw dot tw sigurojw as edhe njw sulmues pas dwmtimeve tw rwnda tw Suarez dhe Dembele.
Katalanasit do të tentojnë ta rikthejnë Neymarin gjatë verës në Camp Nou.
Gjiganti katalunas kishte provuar ta transferonte sulmuesin brazilian edhe gjatë verës së shkuar, por nuk kishte arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin.
Tash, mediumi “El Confidencial” shkruan se kampioni spanjoll po e përgatit një tjetër ofertë bindëse për ta sjellë në Kataluni ish-futbollistin e Santosit.
Blaugrana shpresojnë që rikthimi i Neymarit do t’ia rikthejë lumturinë Lionel Messit.
Barça e kishte shitur futbollistin në vitin 2017 për 222 milionë euro.
Por, përfaqësuesi brazilian i ka rënë pishman dhe dëshiron të rikthehet në Barcelonë.
Sidoqoftë, kampioni francez nuk do ta shiste 28 vjeçarin për një shumë më të ulët se 150 milionë euro. /