Aksident tragjik/ Autobusi bie në greminë, humbin jetën 28 persona (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:39, një aksident i rëndë është regjistruar në Indi, ku mësohet se një autobus ka rënë në një kanion, ku humbën jetën 20 persona dhe disa të plagosur.

Incidenti duket se ka ndodhur në Indinë Veriore, sipas një zyrtari në shtetin Uttarakhand. Autobusi po shkonte nga rrethi Garhëal për në Kumaon, kur aksidenti ndodhi pranë fshatit Kupi.

Sipas raportimeve, numri i të vdekurve ka shkuar në 28 persona dhe dyshohet se ka edhe persona të bllokuar, ndërsa në automjet dyshohet se kanë qenë 35 persona.

Policia lokale thotë se numri i viktimave pritet të rritet. Disa nga banorët janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital. Autoritetet janë njoftuar për ngjarjen në orën 09:00, kur kanë telefonuar personat që kishin rënë nga autobusi në momentin e aksidentit.

“Administrata lokale dhe ekipet e SDRF në vendin e aksidentit po punojnë me shpejtësi për nxjerrjen e të plagosurve dhe dërgimin e tyre në qendrën shëndetësore më të afërt për ndihmën e parë. Sipas udhëzimeve, pasagjerët e lënduar rëndë do të transportohen me rrugë ajrore nëse kjo kërkohet”, tha kryetari i qeverisë lokale të Uttarakhand, Pushkar Singh Dhami.


Shtuar 4.11.2024 09:40