Ditën e sotme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke folur në protestën para Bashkisë së Tiranës, ka deklaruar se vendi është nën pushtimin e një regjimi kriminal që po përdor edhe policinë.
Blushi u shpreh se; drejtësia në Shqipëri është e falimentuar dhe po funksionon me dy standarde, duke sulmuar vetëm opozitën dhe qytetarët.
Blushi: Shqipëria sot është nën pushtetin e një regjimi kriminal, nën pushtetin e një regjimi që përdor këtë narkopolici për të arrestuar dhe për të rrëmbyer presidentin e PL.
Për të arrestuar dhe për të dhunuar protestuesit paqësorë. Vetëm në Shqipëri ndodh të arrestohesh se po proteston në paqe. 3 viktima dje në Shkodër, ku ishin kta oficerë policie. Janë thjeshrtë një eskortë ordinere e krimit të organizuar.
Kemi sot edhe një sistem drejtësie të falimentuar që vetëm drejtësi nuk jep. Në cilin vend të botës ndodh që një kryeministër i faktuar për lidhjet e tij me trafikun e drogës, nuk thirret ne prokurori.
Në cilin vend të botës një kryetarë bashkie vjedh qindra milionë euro dhe nuk thirret në polici.
Kush është standardi i kësaj drejtësie po aq kriminale sa drejtësia e Enver Hoxhes, por me shumë qesharake se ajo.
Në vend të thërrasë Ramën dhe Veliajn, thërret një deputete për një parfum. E kuptoni në cfarë regjimi kriminal jemi.
Nuk është koha vetëm për rezistencë por koha për aksion, sepse është në duart tona për të bërë drejtësi.
Kjo drejtësi për fat të keq është kapur nga Edi Rama, sot prokurorët nuk janë gjë tjetër vecse toga pushkatimi kundër opozitës dhe qytetarëve.