Këtë të mërkurë, avokati i ish-presidentit të vendit Ilir Meta, është parë në dyer e SPAK. Genc Gjokutaj, deklaroi se u paraqit në Gjykatë e Posaçme, për të tërhequr vendimin e zbardhur për masën e sigurisë ndaj ish presidentit.
Bëhet me dije se me marrjen e këtij vendimi, avokati ka pesë ditë kohë për të paraqitur ankimimin në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.