Parashikimi i motit 29 Tetor 2024, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët gjatë gjithë ditës, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare.

Mjegull e dendur, mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.


Shtuar 29.10.2024 07:34