Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, automjeti përfundon në kanal

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku dy makina u përplasën, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Për shkak të përplasjes së fortë, një prej makinave përfundoi në kanal, ndërsa të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Në vendin e ngjarjes u desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses për të nxjerrë të dëmtuarit nga mjeti i përmbysur.

Pjesa e përparme e makinës tjetër, ishte e shkëputur dhe përfundoi në rrugë pas përplasjes. Sakaq, policia po heton shkaqet e aksidentit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 27.10.2024 16:47

Tags: ,