Inceneratori i Elbasanit/ Prokurorët e SPAK kërkojnë 4 vite burg për Alqi Bllakon, Kokës t’i shtohet akuza “shpërdorim detyre”

Ditën e sotme, SPAK kërkon në Apelin e GJKKO-së, ndryshimin e vendimit të shkallës së parë që shpalli të pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Seanca në Apelin e GJKKO, ka lidhje me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë.

Të lidhura

None found

Mësohet se prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja, kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.

Ish-ministri është dënuar në shkallën e parë të GJKKO me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.


Shtuar 25.10.2024 13:12