Ishte shpallur në kërkim për skandalin e mikrokredive, policia e kryeqytetit bën me dije se është arrestuar përmbaruesi gjyqësor.
Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Alban Kote, i cili është dënuar në mungesë për shpërdorim të detyrës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43-vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.