Aksident në Fier, e reja me makinë përplas 50-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kolonjë-Fier. Mësohet se një e re me inicialet A.m ka përplasur me makinë një 50-vjeçar. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që 25-vjeçarja është shoqëruar në Polici për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 19:10, në aksin rrugor “Kolonjë-Fier”, shtetasja A. M., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçiklistin, shtetasin T. K., 50 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar shtetasi T. K., i cili u transportua për në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 19.10.2024 20:41

Tags: ,