“Ky lajm tragjik më thyen zemrën.” Rita Ora reagon e trishtuar ndaj vdekjes së Liam Payne

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, ka shprehur trishtimin e saj të thellë për ndarjen nga jeta të këngëtarit Liam Payne në një postim emocional në Instagram.

Ajo e përshkroi atë si një njeri me shpirt të mrekullueshëm, duke shkruar: “Unë jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë.

Rita më tutje vazhdoi: Më pëlqeu shumë të punoja me të – ai ishte thjesht një gëzim i madh të isha pranë skenës dhe jashtë saj.”

“Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Dërgoj gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë “Për Ty” merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P.”, përfundoi këngëtarja.

Liam Payne dhe Rita Ora kishin bashkëpunuar në hitin e njohur “For You”, dhe ky lajm i trishtueshëm ka prekur thellë fansat e tyre dhe botën e muzikës.

Sipas një zyrtari lokal, këngëtari ra në oborrin e hotelit CasaSur, i cili ndodhet në lagjen e njohur të Palermos.

Alberto Crescenti, kreu i sistemit të urgjencës mjekësore shtetërore, konfirmoi se ai u gjet pa jetë në këtë hotel.


Shtuar 17.10.2024 16:21

Tags: ,