U përfol për romancë të re, Romeo bën veprimin e papritur ndaj Heidit (FOTO)

Aktori i humorit Romeo Veshaj, ka bërë një lëvizje të papritur duke fshirë të gjitha fotot nga profili i tij në “Instagram”, përfshirë ato me Heidi Bacin.

Ky veprim vjen pas emisionit “Goca dhe gra”, ku u lexua një poezi nga Heidi, e cila fliste për lëndim të ndjenjave.

Nuk është e qartë nëse fshirja e fotove nga Romeo lidhet me poezinë e Heidit, pasi çifti vazhdon të ndiqet ende në rrjetet sociale dhe Heidi ka ruajtur fotot e tyre të përbashkëta në profilin e saj.

Heidi ka sqaruar se poezia është shkruar dy vite më parë, por kohët e fundit e ka përkthyer në shqip dhe e ka ndarë me panelistet e emisionit.

Nga ana tjetër, së fundmi është përfolur se Romeo e ka lënë pas marrëdhënien me Heidin dhe ka nisur një njohje të re me një vajzë të panjohur për publikun.


Shtuar 14.10.2024 07:41

Tags: ,