Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje banorëve të Floridës të prekur nga uragani Milton që të qëndrojnë brenda dhe të shmangin daljen në rrugë.
Në një postim në Platformën X, Biden paralajmëroi se linjat e rrëzuara të energjisë, mbeturinat dhe rrugët e përmbytura po krijojnë kushte të rrezikshme në rajon.
“Ndihma është në rrugë e sipër, por derisa të arrijë, qëndroni derisa zyrtarët lokalë t’ju thonë se është e sigurt të dilni jashtë,” tha presidenti amerikan.