Salianji reagon nga burgu për “rrëfimin” e Fatmir Xhafajt: 10 fakte që nuk i fshehin dot

Ligjvënësi demokrat Ervin Salianji ka reaguar nga burgu, pas “rrëfimit” të deputetit të PS Fatmir Xhafajt, në lidhje me dosjen e famshme të njohur si “Babalja”.

Salianji shprehet se Xhafaj me daljen e tij publike mbrëmë dështoi për të mbrojtur vendimin e Gjykatës së Apelit që e përgatiti vetë. Ervin Salianji ka renditur 10 fakte konkrete, ku shprehet se Xhafaj gënjeu përpara shqiptarëve.

Deklarata për mediat e ligjvënësit demokrat Ervin Salianji:

Fatmir Xhafaj dhe dështimi i tij publik për të mbrojtur vendimin e Gjykatës së Apelit që e pregatiti vetë!

10 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot!!

Nga qelia e burgut po ju parashtroj çfarë deklaroi e mashtroi dhe faktet një pas një të ballafaquara.

Por në parashtresë duhet të them që nënqesh fort me cinizmin që Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane, dhe jam krenar për veten që unë në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit dhe denoncoja trafikun e drogës të qeverisë. Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë me pafytyrësi.

F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Ylli Rakipi (i përmendur nga Xhafa), ka deklaruar që investigimin e kam autorizuar unë. Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë. Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin. Të gjitha të dhëna në dosje.

F.Xhafaj tha: Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!

Fakti: Genc Qana prokurori ka kërkuar 6 muaj shërbim prove.

F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Unë Ervin Salianji, investigimin e kam marrë të gatshëm. Dëshmitari i vetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitari i rremë Alizoti i cili flet kundër meje. Ndërkohë ky është dënuar në burg për dëshmi të rreme dhe ASNJË provë e vetme nuk ka për një komunikim timin me Alizotin. Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.

F.Xhafaj tha: Vëllai im Geroni në orën 3.30 ka qenë në Fier!

Fakti: Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e pulseve telefonike të cilat I ka prokuroria, qartazi nga ora 12.48 – 13.45 personat Albert Veliu (babalja) Agron (Geron) Xhafaj dhe Gazetari Jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, në lokalin e Geron Xhafaj në Vlorë.

F.Xhafaj tha: Komunikimin e ka kryer Salianji.

Fakti: Qelizat tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun.

F.Xhafaj tha: Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!

Fakti: Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në cdo deklaratë timen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë. Faktithënë para drejtësisë.

F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu i thotë Fredi Alizotit: “ – Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?

F. Xhafaj tha: Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.

Fakti: Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, pra denoncimi ndodhi.

F. Xhafaj tha: Geroni, Vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.

Fakti: Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që mos të niste hetim i ri penal për Geron Xhafën nga drejtësia. Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë. Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.

F. Xhafaj deklaroi: Fatmiri përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.

Fakti: Atëherë Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet t’i përgjigjen kësaj pyetjeje: Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent?!


Shtuar 10.10.2024 17:04