Këtë të mërkurë, portugezi Ruben Saraiva, është paraqitur sërish në Gjykatën e Lezhës, për t’u njohur me provat e reja që e implikojnë atë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Ruben Saraiva, është paraqitur disa herë në gjykatë, por pala mbrojtëse pretendon se Prokuroria nuk ka prova të reja që implikojnë klientin e tij në vrasjen e Ardjan Nikulajt në Shëngjin.
Përmes avokatit të tij, Saraiva kërkoi masë më të butë sigurie, duke pretenduar se tashmë ka kaluar një afat i gjatë dhe dosja ende nuk ka kaluar për gjykim.
Kujtojmë që biznesmeni Ardian Nikulaj, u vra me 19 prill 2023, teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin.
Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja është porositur nga Edmond Haxhia.
Ruben Saraiva, luajti rolin e ekzekutorit ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson ishin vëzhguesit.
Portugezi Ruben Saraiva, u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.
Vendimi u konsiderua i padrejtë nga avokati i Portugezit Kujtim Cakrani, sipas të cilit kur kanë kaluar më shumë se 1 vit nga ky procedim penal prokuroria ende nuk ka prova që e implikojnë.