Parashikimi i motit 1 Tetor 2024/ Vranësira dhe kthjellime, si priten të jenë temperaturat

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare, gjatë orëve të mesditës kryesisht në relievet malore të territorit.

Era pritet të jetë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor e lugina 10-12m/sek.

Prezencë e mjegullës do të ketë në orët e para të mëngjesit.


Shtuar 1.10.2024 07:19