Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 5 persona

Mëngjesin e kësaj të hëne, një aksident është regjistruar në dalje të fshatit Fier-Shegan ,në rrugën nacionale Lushnje Berat.

Një makinë tip Smart, është përplasur me një Toyota dhe të dyja kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës.

Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit është një manovër e gabuar nga dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 30.09.2024 07:36