Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se dera e Partisë Demokratike, është e hapur për të gjithë demokratët që duan të rikthehen aty ku kanë kontribuar, gjithashtu foli edhe për paraardhësin e tij Lulzim Bashën.
Kreu i demokratëve, u shpreh se Bashën nuk e lidh asgjë me Partinë Demokratike, teksa e quajti dhe “vëlla të Edi Ramës”.
“Mendoj se në tërësi, baza është e bashkuar. Ky është një proces në të cilin ftohet edhe demokrati i fundit që ka mbetur i zemëruar në bazë për t’iu bashkuar kontributit, investimit të tij që ka bërë në shtëpinë e tij. Harroje atë. Cfarë e lidh atë me PD. Nuk ka asnjë lidhje me PD. Ai në pabesi ka si vëlla Edi Ramën”, shprehet Berisha.