Rrëzohet avioni stërvitor në Turqi, dy pilotë të vdekur

Dy pilotë humbën jetën në Bursa të Turqisë kur një avion stërvitor u rrëzua në pistën e aeroportit Yenişehir.

Sipas raportimeve të para, avioni, me një burrë 61-vjeçar dhe një 43-vjeçar, po tentonin një ulje emergjente në pistën e aeroportit, kur njëri nga krahët e tij preku trotuarin, duke bërë që avioni të rrëzohej.
Administrata e qytetit të Bursës tha në një deklaratë se “një avion stërvitor që i përkiste një shkolle private fluturimi (Fenix ​​Aviation) u rrëzua në pistën e aeroportit Yenişehir në provincën tonë. Të dy pilotët vdiqën në përplasje. Për ngjarjen ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ”.


Shtuar 23.09.2024 11:45