Pak muaj më parë bëri bujë një deklaratë e reperit Gold AG, i cili u shpreh se gjatë shtatzënisë nuk e lejoi bashkëshorten e tij të punonte. Kjo u keqinterpretua nga publiku, duke lënë të kuptohet se ishte ai që vendos për gruan e tij, Ermirën.
Në intervistën e fundit për moderatoren Ester Bylyku në emisionin ‘Glamour Zone’, Gold Ag tregoi se në fakt është gruaja që e komandon atë.
Ester Bylyku: A je ti ai që merr vendimet në familje? Ti vendos për gruan tënde?
Ester Bylyku: Portalet thonë: ‘Goldi ndalon gruan’, kurse ti thua ‘Më komandon gruaja’…
Gold Ag: Ku ka më mirë. Më mirë të të komandojë gruaja se të tjerë. (qesh)