Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj jave e ka nisur duke publikura në Facebook një foto të maketit të sapopërfunduar të Portit të Durrësit.
Duke uruar një javë të mbarë, shefi i qeverisë shkruan se Porti i Durrësit do të jetë një prej porteve më të mëdha turistike në Mesdhe.
“MIRËMËNGJES
dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./albeu.com