Kampet e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër/ Georgia Meloni: Duhen edhe pak javë për të nisur projektin!

Ditën e djeshme, kryeministrja italiane Giorgia Meloni,  ka deklaruar se Italia po punon me seriozitet të jashtëzakonshëm për projektin me Shqipërinë, duke shtuar se e gjithë bota ishte e fokusuar në këtë iniciativë.

“Do të duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë e përsosur. Do të kisha preferuar që të kishte filluar më herët. Sytë e botës janë përqendruar në këtë iniciativë”, deklaroi Meloni pas takimit me homologun britanik Keir Starmer.

“Nuk i kam problem kritikat. Modeli që qeveria italiane ka projektuar si qendër për përpunimin e kërkesave për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte provuar më parë. Nëse funksionon, dhe besoj se do të funksionojë, të gjithë do të kuptojnë se ekziston një mënyrë edhe për elementin e frenimit të grupeve kriminale”, theksoi ajo, shkruan Ansa.

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ka ngjallur interes të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri britanik Keir Starmer që ndodhet në Itali, u takua me homologen Giorgia Meloni, ndërsa në fokus të bisedës do të jetë edhe lufta ndaj emigracionit të paligjshëm.

Vetë Starmer ka thënë se është “i interesuar” të mësojë rreth skemës së Italisë për të dërguar emigrantët në Shqipëri


Shtuar 17.09.2024 13:42