Mazhoranca dhe opozita në mbledhjen me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetareve të grupeve dhe komisioneve parlamentare, kanë vijuar akuzat mes tyre për çështjen “Xhaçka”.
DEBATET NË KONFERENCËN E KRYETARËVE
Gazment Bardhi – Elisa Spiropalit: “Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur të injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dytë që keni vendosur te hidhni në erë Gjykaten Kushtetuese, duke minuar ne kete menyre edhe bashkejetesen me opoziten.
Ne i jemi referuar kushtetutes dhe drejtesise per ceshtjen e mandatit te Olta Xhaçkes. Ju na e keni mohuar kete te drejtë dhe keni grisur vendiemt e Gjykates Kushtetuese. Venecia eshte organ keshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor.
Kjo sjellje e juaj rrezon gjith poropaganden tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni te hapur. Kjo eshte propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyren.
Nuk ka ndodhur kurr qe kuvendi te mos zbatoj nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Gjykata ju kerkoj qe ta miratonit me shpejtesi pasi nuk ka kohe ne dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon te shpetoje mandatin me procedure.
Ketu nuk ka te beje me Individin pasi per ne iken nje Xhacke dhe vjen nje tjeter, kutu ka te beje me parimet kushtetuese.
Votimin e kishit orientuar, mos bëni sikur e latë në dorën e deputetëve. E dinim tri orë para se si do silleshit, ca abstenim e ca kundër. Ishte orientuar grisja e vendimeve dhe shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese. Po e përsëris, po minoni bashkëjetesën me opozitën. Opozita i është drejtuar Drejtësisë, ju nuk pyesni për vendimet”.
Niko Peleshi: “Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke çuar mandatin në seancë. Kemi zbatuar gjithë detyrimin, s’bëhet fjalë për mandatin e një deputeti, është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.
Ne besojmë se një mendim nga Venecia na vlen të gjithëve bashkë, në konflikt mes dy të drejtave, pra diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe zbatimit të detyrimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do na vlejë dhe do ju vlejë dhe juve”.