Parashikimi i motit 11 Shtator 2024/ Rrebeshe shiu dhe stuhi të forta

Vendi ynë, mbetet nën ndikimin kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, të cilat hera herës do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta.

Pjesa e dyte e ditës, do të sjellë shtim të vranësirave në zonat jugore, duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere në skajin jugor ndërsa zonat veriore dhe qendrore mbeten me reshje të pakta dhe të izoluara.

Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 10°C vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë, deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.


Shtuar 11.09.2024 07:28