Berisha thirrje mjekëve dhe infermierëve: Ngrihuni në protesta dhe mbroni interesat jetike të të sëmurëve tuaj

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje mjekëve dhe infermierëve që të ngrihen në protesta. Më tej berisha u shpreh se u takon mjekëve të parëve që të mbrojnë të sëmurët dhe të parët të ngrihen në protesta.

“Miqtë e mi, koha ka ardhur të pyesim veten, çdo shqiptar të pyesë veten, çfarë më bashkon mua me këta njerëz, me këto qenie të pashpirta, pa njerëzi që vjedhin të sëmurët, që mashtrojnë të sëmurët si në asnjë vend tjetër. Dhe për të mbrojtur nderin e hajdutit, i ashtuquajturi hajdut ka paturpësinë si patronazhist dhe shpërndan mesazhe, mos bëni zë, rrini të qetë se ilaçi mbaroi. Shikoni miq se gjer ku, në ç’thellësi ndërgjegje kanë zbritur tentakulat e krimit qeveritar. Ndaj dhe sonte u bëj thirrje mjekëve, u bëj thirrje infermierëve, ngrihuni dhe mbroni interesat jetike të sëmurëve tuaj.

Të komunitetit tuaj. Betimi që keni bërë për të qenë shërbëtore të të sëmurëve, mbroni më fisnikun e të gjitha profesioneve, që është profesioni i mjekut. Mos u bëni shërbëtore të të keqes. Dilni në fushëbetejë. Juve u takon të parëve të mbroni të sëmurët. U takon juve të parët të ngriheni në protesta. Doktor, ti që nis një mesazh të tillë, ose je dhe ti i sojit dhe moralit të tyre, ndonjë patronazhist, ose ti nuk ke ndjenja njerëzore. Ose je një frikacak që vdes në lëkurën tënde. Si mund të bësh ti një mesazh të tillë? Atë mesazh duhet t’ua shpërndaje të gjithë medieve të Shqipërisë, që të sëmurët e mi mbetën pa ilaçe,” tha Berisha.


Shtuar 10.09.2024 21:06

Tags: ,