Blushi: Asambleja e tradhtarëve duhet qëlluar me top, u mblodhën për të rrjepur shqiptarët

“Asambleja e tradhtarëve duhet qëlluar me top!” kështu shkruan në Facebook, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi.

Ai shton se nuk ka makijazh që mund të mbulojë hajdutërinë skizofrenike, krimet monstruoze dhe tradhtinë kombëtare të Edi Ramës ndaj Kosovës dhe çështjes së Detit.

Blushi: Asambleja kuislinge e internacionales së surrogacisë dhe perversitetit që u mblodh për të rrjepur shqiptarët dhe tradhtuar interesin kombëtar duhet trajtuar si armike e kombit tonë. Edi Rama në 11 vite në pushtet nuk la gur pa lëvizur për të zhbërë Shqipërinë, për ta ndarë Kosovën, për të falur detin, për ta zbrazur dhe mpakur vendin nga shqiptarët, për ta rrjepur barbarisht dhe për ta nxjerrë në ankand.

Edi Rama renditi Shqipërinë të parën në Europë për korrupsion dhe të dytën në botë për ryshfet. Jemi të parët në Europë për eksport-import emigrantësh, krimi dhe droge, por ku prodhimet e fermerëve kalben në fusha dhe kanabisi “gjelbëron” në male. Jemi të parët në Europë dhe në rajon për nivelin mizerabël të pagave dhe pensioneve, por me koston e jetesës më të lartë aq sa një çifti të ri i duhen 60-70 vite për të blerë një apartament në Tiranë dhe ku një pensionist mezi shtyn muajin me bukë.

Jemi vendi i fundit në Evropë dhe rajon për nivelin e arsimit, ku testet e PISA-s provojnë vit pas viti thellimin e honit të injorancës. Sot në Shqipëri 1 km asfalt kushton 6 herë më shtrenjtë se në rajon, por ku nuk ka ujë të pijshëm, ku “shëndetësia falas” koston më shumë se në BE.

Jemi të fundit në Europë për lirinë e medias dhe kampionë të kapjes për fyti të sistemit të drejtësisë me një organizatë kriminale si SPAK që godet një fshat për një autokombajnë pa leje por që mbyll sytë për aferat monstruoze korruptive të Edi Ramës që DumDumani as guxon t’i përmendë emrin. Kjo farë e keqe duhet shkulur nga rrënjët dhe asnjë dyshim nuk duhet të ketë se kjo do të ndodhë. Shporrja e Edi Ramës është mision kombëtar dhe patriotik e në këtë betejë për Shqipërinë ja vlen çdo sakrificë dhe me çdo çmim! A vdekje a liri!


Shtuar 8.09.2024 21:18