Silvinjo: Fitore shumë e rëndësishme

“Një fitore shumë e rëndësishme, mungonte që ndaj Çekisë në një ndeshje zyrtare”.

Kështu e ka nisur trajneri Silvinjo komentin e tij për suksesin 2-1 të arritur me përmbysje përballë Ukrainës në Ligën e Kombeve.

“Kemi bërë shumë mirë dhe e merituam. Të përmbysësh një ndeshje në këto nivele, përqindja është shumë e vogël. Ne bëmë një ndeshje të mirë, nuk e humbëm besimin kur pësuam gol. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për të ecur përpara, sepse Gjeorgjia dhe Çekia janë shumë të fortë”.

“Ndryshime në ndeshje me Gjeorgjinë? Të shikojmë, sapo kemi përfunduar një ndeshje të vështirë, kemi harxhuar shumë energji. Ka pak kohë nga ndeshja e parë në të dytën, por duhet të shikojmë për të kuptuar nëse duhet dhe sa zëvendësime”.


Shtuar 7.09.2024 23:52

Tags: