Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak ditën e sotme në Velipojë
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa policia po punon pë sqarimin e plotë të ngjarjes. Një 67-vjeçare gjithashtu humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak më herë sot në Durrës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Velipojë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, shtetasi kosovar I. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.