Dogji bashkëshorten me benzinë, dalin detaje të tjera për Bledar Trëndafilin

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili, i hodhi benzinë dhe më pas i vuri zjarrin bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit 31-vjeçare në mbrëmjen e së shtunës të datës 31 Gusht.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej rreth katër muajsh jetonin të ndarë. 45-vjeçari për dëshmitarët njihej si një person i cili konsumonte shpesh alkool dhe manifestonte sjellje agresive.

Ndërsa ditën e ngjarjes, pasi i ka vënë flakën bashkëshortes është larguar qetë në drejtim të paditur, ku ende nga policia e Korçës vijojnë kontrolle të shumta në banesat e të afërmeve dhe vendet ku ai qëndronte, ku po kërkohet edhe negocim për t’u dorëzuar.

Së fundmi nëpërmjet një komunikimi zyrtar, rezulton se çifti nuk ka regjistruar pranë Gjykatës së Korçës, çështjen për shkurorëzim, edhe pse prej 4 muajsh që jetojnë të ndarë.

Më herët policia në komunikatën për mediet, deklaroi se çifti është në proces divorci.

Melisa Trëndafili gjatë kësaj kohe jetonte më nënën dhe dy fëmijët e saj në një banesë të lagjes Nr.2 të Korçës.

Ndërsa sipas të dhënave nuk rezulton që Melisa Trëndafili të ketë kërkuar urdhër mbrojtje ndaj 45-vjeçarit, por vetë qëndrimi i çiftit të ndarë, duke se ka krijuar shkëndijat e para të xhelozisë, që shtynë më pas Bledar Trëndafilin të ndërmerrte aktin ekstrem.

31-vjeçarja në momentet e para ta ngjarjes, ka marrë ndihmën e parë nga një fqinje, e cila ndërhyri duke i larguar rrobat e përfshira nga flakët dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në QSUT. Ngjarja ngjalli reagime të shumta të aktorëve politik.


Shtuar 4.09.2024 15:10