FOTO/ Ishte pa rroba në videon që u bë virale? Melinda zbulon të vërtetën: E di që doni të shikoni…

Reperja Melinda Ademi po shijon pushimet pas një sezoni të ngjeshur me plot koncerte.

Me lokacion në bregdetin kroat, ku po qëndron bashkë me menaxherin e saj, Granit Muhaxherin, Melinda ka ndarë një video nga shtrati me pamje nga deti.

Ajo ekspozoi këmbën në shtrat, derisa gjerë e gjatë u aludua se ajo ishte e zhveshur, pasi në një sekuencë në dritaren e dhomës së hotelit reflektonte trupi i saj “nudo”.

Mirëpo ajo ka mohuar aludimet e ngritura, duke theksuar se kishte pasur të veshura bikini me ngjyrë lëkure.

Ky është reagimi i plotë i Melindës.


Shtuar 3.09.2024 17:47