Brad Pitt është 60 vjeç por joshi të gjithë me sharmin e tij gjatë premierës, njerëzit aludojnë për ndërhyrje

Brad Pitt joshi të gjithë me sharmin e tij dhe dukej tepër rinor gjatë premierës së filmit “Wolfs” në Festivalin e Filmit në Venecia të dielën.

Megjithatë, kjo pamja e tij paraqite thashethemet se kishte bërë ndërhyrje në fytyrë, shkruan DailyMail.

Aktori 60-vjeçar, luan në filmin “Wolfs” përkrah kolegut të tij, legjendës së Hollivudit, George Clooney.

Gjatë kësaj premiere, Pitt gjithashtu prezantoi për herë të parë para publikut të dashurën e tij Ines de Ramon, 34-vjeçe.

Ai dhe e dashura e tij, dukeshin tejet elegantë duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Pitt ende komentohet lidhur për divorcin e tij nga aktorja Angelina Jolie, e cila dy ditë më herë promovoi filmin “Maria” në të njëjtin festival.

Kishte frikë se dyshja mund të takoheshin gjatë premierave, megjithatë organizatori ishte siguruar që kjo të mos ndodhte


Shtuar 2.09.2024 14:51