Denoncimi i Albana Vokshit: Hiqet nga rimbursimi ilaçi i pensionistëve

Me anë të nje statusi në rrjeitn social “Facebook”, deputetja e PDAlbana Vokshi, ka denoncuar rastin mbi ilaçin Xarelto, te cilin që nga data 1 gusht, qytetarët, pensionistët, që e kanë marrë prej shumë vitesh me rimbursim, tani duhet të paguajnë.

Vokshi shkraun se Xareltoja, (që e prodhon Bayer – patentë), ka kaluar alternativë e dytë dhe pacienti nuk e merr dot falas, por duhet ta paguajë.

Ndërsa alternativa e parë në LBR2024, që do të jepet falas, është një prodhim turk e që distribucionin e ka Trimedi, e cila zotërohet në përqindje të madhe nga Vilma Nushi, e cila sipas jo vetëm fiton drejtpërdrejt nga koncesioni i check up por fiton edhe nga LBR edhe nga tenderat…

Statusi i plotë i Vokshit:

se u vonua 4 vjet #LBR – Lista e Barnave të Rimbursueshme 2024???
#Klientelizëm, për të cuar më shumë para në disa xhepa në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

Dje mora një mesazh nga një qytetar për heqen e #Xareltos nga alternativë e parë (pra e rimbursueshme 100%). Prej dt 1 gusht, qytetarët, pensionistët, që e kanë marrë prej shumë vitesh me rimbursim, tani duhet të paguajnë…

Pasi u interesova mësova që:

Xareltoja, (që e prodhon Bayer – patentë) ka kaluar alternativë e dytë dhe pacienti nuk e merr dot falas, por duhet tl paguajë tashmë;

Alternativa e parë në LBR2024, që do të jepet falas, është një prodhim turk e që distribucionin e ka Trimedi.

Trimedi zotërohet në % të madhe nga #Vilma #Nushi, e cila jo vetëm fiton drejtpërdrejt nga koncesioni i check up por fiton edhe nga LBR edhe nga tenderat…

Babëzia ju ka errur sytë!!

Më poshtë mesazhi i qytetarit :

“E nderuar zonja depudete albana jam nje qytetar qe po ju shkruaj me qe jeni kryetare ekomisionit te shendetesis per nje problem me ilacet e rimbursara mqe jam i smundje krdiovaskular dhe kame 7 vite qe perfioj ilacin me 3 diagnoza xtarlto kesaj rralle e kane heq nga rimbursim si mundmi te veprojm me qejemi me nje pencion minimal ju lutemi ngijen zerin ne komision per te zhdukur ket far te keqe qe po na zen frymen.Pershendetje”