Këngëtari Blero duket të mos jetë në periudhën më të mirë të jetës së tij. Ndarja me ‘bebin’ po i ndikon në disponim, dhe këtë ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, po e tregon hapur.
Pas reagimit publik të para disa ditëve dedikuar ‘bebit’, e ku tregonte që “nuk po i hahej as buka”, vuajtja me gjasë po vazhdon.
Mbrëmë, edhe pse dukej të ishte në një super destinacion, Blero ka ndarë një imazh nga një pishinë e jashtme, nën tingujt e këngës së tij “N.U.N” (Ne u ndamë).
Më tej, ai ka postuar një pjesë të këngës ikonike “Impossible”, ku pos tjerash këndohen vargje si “tregoju të gjithëve që isha i lumtur, por tani zemra ime është e thyer, plagët e mia janë të hapura”.