Senol Günes, trajner i Turqisë, deklaroi në prag të sfidës vendimtare me Zvicrën, që mund t’i japë kualifikimin skuadrës së tij, se ka një grup të mrekullueshëm lojtarësh që do ta përfaqësojnë vendin për dhjetë vitet e ardhshme.
“Ky grup lojtarësh do të përfaqësojë vendin tonë për pesë, ndoshta dhjetë vitet e ardhshme. U thashë lojtarëve të mi: Ne kemi ardhur deri këtu së bashku. Ndonjëherë duhet të dështosh për të qenë në gjendje që të fitosh. Lojtarët tanë do ta mësojnë këtë.”
69-vjeçari Gunes la të kuptohet që zhgënjimin më të madh e ka marrë me humbjen ndaj Uellsit.
“Dy ndeshjet e para ishin zhgënjyese për ne. Ndaj Italisë ishte e kuptueshme, por performanca jonë ndaj Uellsit me të vërtetë na zhgënjeu. Zvicra është kundërshtare e fortë, ka trajner të mirë dhe lojtarë cilësorë. Ne nuk ishim favoritë para turneut. Ndonjëherë detajet e vogla përcaktojnë rezultatet. Lojtarët e mi do të mësojnë nga gabimet e tyre. Unë jam krenar për lojtarët e mi. Ata do të sjellin shumë gjëra të mira në futbollin turk.”