Zjarr i madh në një magazinë në Lushnje, flakët përhapen edhe në rrugë

Një magazinë është përfshirë nga flakët në Lushnje.

Zjarri ështe përhapur edhe në rrugë.

Magazina raportohet se është për përpunimin e drurit.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.


Shtuar 26.08.2024 20:55