Dyshohet se do të vriste Nuredin Dumanin, GJKKO lë në burg Arben Lamçen

Gjykata e Posaçme, ka marrë vendimin në lidhje me masën e sigurisë ndaj Arben Lamçes, pjesë e grupit të vëllezërve Çopja.

GJKKO vendoi “Arrest me burg” për Lamçen, i cili sipas SPAK, është personi që do të siguronte kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari të vëllezërve Çopja.

Sipas SPAK, gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020, 50-vjeçari ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit.

Lamçja, është personi që administronte edhe një pjesë të shumave monetare që vëllezërit Çopja siguronin nga aktiviteti kriminal dhe më pas këto para i investonte.

50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçme, që caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg në mungesë.


Shtuar 26.08.2024 11:05