Mbetjet toksike/ Meta: Skandal që dëmton imazhin e Shqipërisë si vend turistik

Gjatë një konference për mediat, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur për debatin në lidhje me mbetjet toksike.

Meta ka kërkuar hetim parlamentar, ndërsa shtoi se deputetët e PL duhet të bashkohen me deputetët e tjerë të opozitës për këtë hetim.

“Skandal që kërkojmë hetim parlamentar. Edhe deputetët tanë të bashkohen me ata të opozitës për të hetuar e për të bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare për këtë skandal që dëmton edhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik”, tha ai.


Shtuar 25.08.2024 15:30