Sot partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, feston ditëlindjen e saj. Sapo ka hyrë mesnata, në rrjete sociale kanë nisur urimet e shumta nga miqtë e familjarët, që e kanë uruar Sarën me fjalë të ëmbla.
Mirëpo, vëmendja na mbeti tek urimi i Ledrit për partneren e tij bukuroshe, e cila feston ditëlindjen e parë si nënë.
Reperi ka ndarë në InstaStory një foto nga festa e zbulimit të gjinisë së bebit, teksa i shkruan Sarës krahas postimit:
“Ditëlindja jote e parë të tre. Gëzuar ditëlindjen cul”- siç ai i thërret me përkëdheli.
Gjithashtu edhe mamaja e Ledrit, Xheraldina, e uroi nusen e shtëpisë me fjalët më të bukura dhe një pozë super cute të Sarës me Poemën.
Krahas fotos së shkrepur kur Poema ishte ende e vogël, Xheraldina shkruan:
“Pashule, drita e Poit! Paç jetë të gjatë, t’i qëndrosh afër në çdo gëzim dhe hidhërim vajzës tënde/ mbesës time. Urime ditëlindja!”