Zjarr masiv në afërsi të Burrelit, nis ndërhyrja për vënien nën kontroll të flakëve

Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më para në zonën e njohur si Kongrazhd në afërsi të Burrelit. Dyshohet se flakët fillimisht kanë përfshirë disa livadhe me barë të thatë por janë përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë.

Flakët e ndihmuar nga era kanë përshkuar disa hektar livadhe e më pas kanë përfshirë zonën me dushqe që ndodhet përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy automjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Matit, ekipi kundër zjarrit, shërbimi pyjor, policia lokale etj. Sipërfaqja e madhe e vatrës së zjarrit e bën të pamundur izolimin e shpejtë ndërsa kërkohet mbështetje edhe nga banorë të zonës.


Shtuar 13.08.2024 20:14

Tags: ,