Zjarr në të dyja anët e Rrugës së Kombit në Fushë Milot

Zjarri ka përfshirë të dyja anët e Rrugës së Kombit në Fushë Milot.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse të cilet po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit.

Zjarri po i afrohet disa banesave pranë rrugës, ndërsa ende janë të paqarta shkaqet e këtij zjarri.

Ndërkohë dhe lëvizja e automjeteve është bërë tejet e vështirë për shkak të shtëllungave të tymit që kanë bllokuar plotësisht fushëpamjen e tyre.


Shtuar 11.08.2024 17:12