Drejtonte mjetin në gjenjde të dehur, arrestohet 26-vjeçari nga Turqia

Një turk është arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se 26-vjeçari me iniciale Z.G po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe më pas ka kundërshtuar edhe efektivët e policisë gjatë kryerjes së detyrës.

Gjithashtu materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin turk Z. G., 26 vjeç, banues në Turqi, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës. Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 7.08.2024 16:40