A po i vjen fundi pandemisë? Për herë të parë, asnjë rast i ri me Covid-19 në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se sot është shënuar dita e parë që nga fillimi i pandemisë që nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Nëpërmjet një statusi në  Twitter, Manastirliu bën me dije se aktualisht kryeqyteti ka 36 raste aktive. Në total janë 127 pacientë aktivë me Covid-19 në gjithë Shqipërinë.

Shqipëria ka më shumë se një muaj që ka parë një ulje të rasteve të reja me Covid. Ndërkohë gjatë dy ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete.


Shtuar 18.06.2021 18:23