Një ndër dilemat që të gjithë kemi para se të shkojmë në një intervistë pune është çfarë të veshim.
Por përtej modelit të veshjes që zgjidhni, ngjyrat luajnë gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm, sepse disa prej tyre kanë fuqinë të dërgojnë mesazhe dhe të ndikojnë në mënyrën se si të tjerët të shohin në një nivel nënndërgjegjeshëm.
Një kompani britanike e veshjeve zhvilloi një sondazh me 1.000 klientë, të cilët u pyetën se çfarë ngjyre mendojnë se nxjerr besim.
Sipas 48% të grave dhe 64% të burrave, ngjyra e vetëbesimit është e zezë: e përjetshme, lajkatare dhe sipas sondazhit “serioze dhe e besueshme”./albeu.com