Shpërndanin “mall” në zonën e ish-Parkut, lihen në burg 9 nga 12 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka vendosur dënim me burg për 9 nga 12 të arrestuarit e ditës së djeshme në sajë të operacionit të Koduar ‘Parku’.

Persona të cilët janë lënë në ‘Arrest shtëpie’ janë Josif Ceka dhe L. Dulja, F. Sakta, ndërkohë në burg gjykata ka lënë shtetasit Deivid Shuaipi, Farjon Palushi, Jurgen Halitaj, Ismail Gurra, Denard Buci, Oltion Doku, Fabian Pitani, Doris Murati dhe shtetasi A. Ll.

Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Gjatë kësaj periudhe sipas policisë janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike.


Shtuar 18.06.2021 15:38