Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, ndërron jetë i moshuari në Fier

Një 90-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është asfiksuar nga tymi. Mësohet se i moshuari ka ndezur një zjarr për të djegur mbeturinat në oborrin e shtëpisë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan Bregas, ku viktimë mbeti 90-vjeçari me iniciale N.C.

I moshuari në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak. Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat. Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Shtuar 31.07.2024 19:50