Radhë kilometrike automjetesh këtë pasdite në autostradën Durrës Tiranë, teksa në Vorë është bllokuar qarkullimi.
E hëna e fundit e korrikut mesa duket ka shtuar fluksin e lëvizjeve në autostradë, teksa për momentin pjesa e Vorës në autostradë është e mbipopulluar nga makinat e pushuesve.
Në redaksinë e Shqiptarja.com kanë mbërritur dhe pamje nga qarkullimi i bllokuar në autostradë, ku makinat kanë ndaluar prej minutash lëvizjen.